Shumë pranë zonës ku “fluturojnë” gomonet, shpëtohen dy fëmijë në Sarandë

15:11 | 8 Gusht 2022
arbresh.info

Pushuesit shpëtojnë nga mbytja 2 fëmijë të moshës rreth 10 vjeç, të cilët po notonin në Plazhin e Ri në Sarandë.

Pushuesit e tjerë që ndodheshin në plazh kanë vënë re se 2 fëmijët që kishin kaluar perimetrin e lejuar ishin në rrezik dhe 8 prej tyre janë futur në ujë për tu ardhur në ndihmë 2 fëmijëve.

Pas shumë tentativash, grupi i të rinjve kanë mundur të nxjerrin në breg të sigurt dy fëmijët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme