Pas bllokimit të mjeteve ujore pas ngjarjes në Himarë, kanë protestuar dhe pronarët e mjeteve ujore në Dhërmi. Të bllokuar në pikun e sezonit turistik ata shprehen se kjo gjë që po ndodh po i dëmton ekonomikisht.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se vetë pronarët shprehen se 3 ditë më parë, mjetet e tyre janë marrë gjatë natës, pa asnjë lloj njoftimi, ndërkohë që disa prej tyre janë dëmtuar.
Ata akuzojnë edhe për selektime në tolerime të disa mjeteve, ndërsa shprehen se kjo situatë duhet të zgjidhet sa më parë.
Sipas tyre, disponojnë licenca dhe çdo dokument në mënyrë të rregullt, por ky lloj bllokimi po i shkakton një dëm tejet të madh ekonomik duke bërë që mos të arrijnë dot të paguajnë kreditë e marra për blerjen e mjeteve.
Një prej tyre shprehet se mjetet janë marrë në mënyrë të fshehtë.
“I kanë tërhequr, i kanë shqyer. Kanë bërë çfarë u ka dashur qejfi në mënyrë të paligjshme. Na i kanë prishur mjetet, na kanë vjedhur sende personale. Do hapim një padi, i ke me prova. Po bëjnë zgjedhje selektive”, pohon ai.
Pronarët e mjeteve kërkojnë zgjidhjen e kësaj situate sa më parë, në të kundërt do të përshkallëzojnë protestën e tyre.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...