Selena Gomez ka folur për herë të parë rreth planeve të së ardhmes gjatë një episodi të Giving Back Generation. 30-vjeçarja diskutoi disa tema duke përfshirë shëndetin e saj mendor dhe marrëdhënien e saj me rrjetet sociale.
Ylli i “The Only Murders In The Building” zbuloi se përfundimisht dëshiron të martohet dhe të bëhet nënë dhe se është e përgatitur të largohet nga aktrimi për t’u fokusuar në jetën e saj personale.
“Përfundimisht, do vijë një moment që do jem lodhur nga aktrimi, kështu që ndoshta do t’i kushtoj pjesën më të madhe të jetës sime në filantropi përpara se të qetësohem,” tha ajo.
Gjatë një interviste në Qershor në emisionin e The Hollywood Reporter “Aëards Chatter”, Gomez tha se lëvizja e saj nga Texasi në Hollywood e bëri atë të mendonte për fëmijët.
“Unë do të kisha katër fëmijë, me siguri”, tha ajo. “Ndoshta jo e planifikuar, ndoshta e planifikuar, ndoshta të dyja. Dhe nuk ka asgjë të keqe nëse do të kisha bërë”.
Selena këtë kohë është komentuar për një lidhje dashurie me producentin italian, Andrea Iervolino. Në fotot këngëtarja dukej e mrekullueshme me fustanin e saj ngjyrë ari. Në një imazh tjetër, ata u panë duke u përqafuar me njëri-tjetrin teksa shikonin nga oqeani së bashku me njerëz të tjerë.
Gomez më parë ka qenë në një lidhje me Nick Jonas. Më pas, ajo filloi një lidhje përsëri me Justin Bieber në 2010 ndërsa ai u nda nga ajo pasi u lidh me modelen e njohur që tanimë është gruaja e tij, Haliey Bieber. Ndarje tjetër e bujshme e Selena Gomez ka qenë edhe me këngëtarin e njohur The Weeknd.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...