Teksa vazhdojnë shqetësimet për thatësirën dhe zjarret në pyje të shkaktuara nga temperaturat e larta në Francë, thuhet se që nga nesër në vend do të fillojë një valë e re e të nxehtit që do të zgjasë një javë.
Sipas lajmit të “Le Figaro”, në vendin që përballoi tre valë të nxehtit njëra pas tjetrës, do të fillojë një valë e re e të nxehtit e cila do të vazhdojë deri më 15 gusht dhe e cila do të vendosë nën ndikim rajonet jugore, lindore dhe qendrore të vendit.
Parashikimet e motit tregojnë se brenda javës i nxehti do të kalojë 36 gradë Celsius ditën dhe 20 gradë Celsius natën për disa ditë kryesisht në rajonin jugor.
Për disa rajone parashikohet që temperaturat të arrijnë mbi 40 gradë Celsius ndërsa janë bërë paralajmërime për stuhi të forta për shkak se erërat e ngrohta në jug do të lëvizin drejt veriut.
– Në Morhiban 20 zjarre njëkohësisht
Mediat franceze njoftuan se në rajonin Morhiban mbrëmë kanë filluar njëkohësisht rreth 20 zjarre.
Raportohet se përparimi i disa zjarreve është ndalur ndërsa disa janë vënë nën kontroll.
Lidhur me situatën e zjarreve nuk është bërë ende ndonjë deklaratë zyrtare.
Rreth 2.500 punonjës të zjarrfikësit janë të gatshëm kundër rreziqeve të zjarrit në Francë e cila ka hyrë nën ndikimin e valës të temperaturave të larta.
Sipas një raporti që Senati publikoi më 3 gusht, shkalla e zjarreve në zonat e gjelbra në rajonet mesdhetare të vendit mund të rritet me 80 për qind deri në vitin 2050.
Dhjetëra mijëra hektarë sipërfaqe e gjelbër janë dëmtuar këtë verë në të cilën janë përjetuar disa prej zjarreve më të mëdha në historinë e vendit./BW/
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...