Durrës,10 vjeçari nga Polonia bie kati i tretë i hotelit

00:07 | 8 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Një 10 vjeçar nga Polonia është në gjendje të rëndë për jetën.

Kjo pasi që ai dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i një hoteli pranë “Shkëmbit të Kavajës” në Durrës.

Fëmija është dërguar është dërguar me urgjencë në spital, raporton Abcnews.al.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur derisa ky ishte në ballkon.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli, një 10 vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme