Situata në veri të vendit sot ishte e qetë, por banorët shprehen të shqetësuar pas rastit të sulmit që ndodhi dje kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët po patrullonin në Liqenin e Ujëmanit.
Pikën kufitare në Bërnjak e ka vizituar ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i cili tha se pavarësisht të gjitha sfidave, zyrtarët policorë po i përmbushin me sukses detyrat dhe obligimet e tyre zyrtare.
Situatë e qetë sot ishte edhe në veri të Mitrovicës.
Ndërsa Sabri Dibrani, i cili jeton në Lagjen e Boshnjakëve, për rtk-në, thotë se shpeshherë situata në këtë zonë është e tensionuar dhe nuk mungojnë edhe provokimet nga banorët serbë.
“Megjithëse këtej ka eksese gjithmonë, siç ka pasur gjuajte ndaj policisë, kalojnë me dasma e çojnë tre gishtërinjtë, pak më herët ishte një e tillë. Ka provokime”, thotë Sabri Dibrani, banor i Lagjes së Boshnjakëve. “Ne ndihemi të rrezikuar, por nuk kemi ku të shkojmë”.
Nga sulmi i djeshëm që ndodhi kundër pjesëtarëve të policisë së Kosovës, janë të shqetësuar edhe banorët që jetojnë në jug të Mitrovicës.
“Mua po më dhimbsën këta policë e shpresoj i ruan Zoti. Unë jetoj vet në veri por andej është..nuk e di”, thotë një banor i Mitrovicës.
“Me këtë problemin e veriut jemi të shqetësuar gjithmonë, por tash edhe jemi mësuar e tash pak është një situatë më ndryshe”, thotë një qytetar tjetër i Mitrovicës.
Që nga viti i kaluar deri më tash në veri të vendit kanë ndodhur 14 sulme, 10 prej të cilave kanë qenë kundër zyrtarëve policorë.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...