Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) do të mblidhet të hënën, më 8 gusht, me kërkesë të Palestinës, për të diskutuar për sulmet izraelite në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, përfaqësuesi i përhershëm i Palestinës në OKB, Riyad Mansour, tha se ata kontaktuan anëtarët e KS të OKB-së për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së Palestinës për të “ndaluar dhe dënuar sulmet izraelite dhe për të ofruar mbrojtje ndërkombëtare për palestinezët”.
Ai vuri në dukje se kërkesa u dërgua përmes Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), anëtare e përkohshme e KS të OKB-së.
Mansour tha se u vendos që të hënën pasdite të mbahet një seancë e mbyllur e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar për sulmet izraelite në Rripin e Gazës.
Më 5 gusht, ushtria izraelite nisi sulmet në Rripin e bllokuar të Gazës, duke pretenduar se synonte objektivat e lëvizjes së Xhihadit Islamik.
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 32 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe dy gra, u vranë dhe mbi 250 u plagosën në sulmet izraelite në Gaza.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...