Google ADS

Atletico Madrid shpërfytyron Juventusin në miqësore – Alvaro Morata nuk pati ndjenja për Zonjën e Vjetër

20:04 | 7 Gusht 2022
E.H

Juventus nuk është gati për sezonin e ri futbollistik të Serie A.

Bardhezinjtë e drejtuar nga Maximilliano Allegri u mposhtën 4-0 nga Atletico Madridi, në miqësoren e luajtur në Torino.

Njeriu i sfidës do ishte pikërisht një ish-lojtar i Zonjës së Vjetër, Alvaro Morata që realizoi brenda 10 minutash, me Szczesnyn që është i detyruar të nxjerrë topin nga rrjeta.

Los Colchoneros humbën një penallti në minutën e 40-të, pas ekzekutimit të gabuar të Joao Felix.

Gjithsesi, brenda pak minutash, do ishte sërish spanjolli që do tundte rrjetën e gjigantit italian.

Me italianët e humbur në fushë, Atletico do çonte shifrat në 3-0 dhe atë e bënë në minutën 63-të.

Thomas Lemar do preferonte një gjuajtje nga goditja e dënimit, teksa me fat Morata devijon atë dhe e fut në rrjetë për het-trik.

Në fund do kishte kohë edhe për të katërtin, me Matheus Cunhan që i dha Juventusit goditjen e fundit në minutën e 90+2.

Sfida përfundon me këtë rezultat të thellë, me Simeonen që i jep një leksion të vërtetë futbolli Allegrit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme