Ish i dërguar special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, pas arrestimit të spiunes ruse Daria Aslamova.
Sveçla pati thënë se Aslamova u arrestua të njëjtën ditë pasi u sulmuan policia në veri.
Lidhur me këtë deklaratë, Grenell ka thënë se është “precedentë i rrezikshëm”.
“Ndërsa ju keni çdo të drejtë të dëboni individë pro-rusë (ose këdo) që nuk ju pëlqen, po krijoni gjithashtu një precedent për qeveritë e tjera që t’i ndalojnë zyrtarët e Kosovës që nuk i pëlqejnë…. Është një precedent i tmerrshëm ” – tha Grenell.
I pari i MPB-së ndërkaq ka njoftuar se e ka shpallur spiunen ruse “non grata” duke ia ndaluar hyrjen në Kosovë për pesë vjet./arbresh.info/
While you have every right to kick out pro-Russian individuals (or anyone) you don’t like, you are also creating a precedent for other governments to ban Kosovo officials they don’t like….
It’s a terrible precedent.
And so is rejecting Serbian stickers on license plates. https://t.co/PqwJXeVtqO
— Richard Grenell (@RichardGrenell) August 7, 2022
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke