Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski duke komentuar arrestimin dhe shpalljen non-grata nga Kosova të spiunes ruse Daria Aslamova ka thënë se vendi ynë është në vijën e parë kundër imperializmit rus.
Bugajski me anë të një komenti në Twitter është shprehur se, ndryshe nga Kosova, Serbia është në vijën e parë për imperializmin rus.
“Kosova në vijën e parë kundër imperializmit rus, Serbia në vijën e parë për imperializmin rus”, ka shkruar Bugajski.
Kujtojmë se Aslamova është shpallur person i padëshirueshëm, pasi ishte arrestuar gjatë së shtunës në njërën prej pikave kufitare në veri në Kosovës.
Asmalova nuk ka të drejtë hyrjeje në Republikën e Kosovës deri në vitin 2027.
“Si ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Sveçla.
52-vjeçarja nga Rusia, është korrespodente speciale për të përditshmen ruse Komsomolskaya Pravda. Kjo gazetë njihet për qëndrimet e saj pro-Kremlinit.
Ajo ka punuar edhe në Ukrainë si korrespodente lufte për kanalin që përhap propagandë ruse, Tsargrad. Ajo është parë si gazetare në shumë zona të luftës përfshirë Çeçeninë, Abhazinë, Nagorno-Karabakun, Osetinë, Taxhikistanin dhe ish-Jugosllavinë.
Kosova on the front lines against Russian imperialism, Serbia on the front lines for Russian imperialism. https://t.co/2J1Xo6xtMc
— Janusz Bugajski (@JBugajskiUSA) August 7, 2022
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...