Hudson-Odoi në bisedime me Borussia Dortmundin

16:27 | 7 Gusht 2022
A. B.

Përfaqësuesit e anësorit të Chelsea, Callum Hudson-Odoi janë në bisedime me Borussia Dortmundin për një lëvizje të mundshme huazimi këtë verë, sipas Sky Sports.

21-vjeçari anglez, i cili ka edhe dy vite kontratë me Blutë, i është dhënë leja nga klubi për të zhvilluar bisedime për një largim të mundshëm nga Stamford Bridge.

Përveç Dortmundit, Juventus dhe dy klube të tjera të Ligës Premier duan shërbimet e lojtarit.

Hudson-Odoi nuk është në planet e Thomas Tuchel dhe është i hapur që të kalojë në Bundesligë.

Anglezi ka disa vite që luan në Ligën Premier dhe te Chelsea shihej si zëvendësues i Eden Hazard, por asnjëherë se ka përmbushur atë qëllim.

Dortmundi është duke i bërë gati dokumentet dhe në fillim të javës që po vije, mund të realizohet operacioni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme