Ukraina ka akuzuar sërish të dielën Rusinë se është duke bombarduar centralin bërthamor në qytetin Zaporizhja, dhe ka bërë thirrje për sanksione ndërkombëtare ndaj Moskës për shkaktim të “terrorit bërthamor”.
Centrali në Zaporizhja është më i madhi në Evropë.
Kompania shtetërore në Ukrainë ka thënë se si pasojë e sulmeve ruse ditën e shtunë, ka mbetur i plagosur një punëtor dhe janë dëmtuar tre sensorë për rrezatim.
“Terrori bërthamor i shkaktuar nga Rusia kërkon përgjigje të fuqishme nga komuniteti ndërkombëtar – sanksione ndaj industrisë bërthamore ruse”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një postimi në Twitter.
Inteligjenca britanike: Lufta në Ukrainë pritet të hyjë në fazë të re
Ky central, që gjendet në territor që tani kontrollohet nga forcat ruse, është bombarduar edhe të premten.
Moska i ka fajësuar forcat ukrainase për këto sulme.
Udhëheqësi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, ka thënë se sulmet e së premtes kanë shpërfaqur rrezikun e katastrofës bërthamore.
Këto bombardime kanë goditur një linjë të energjisë me tension të lartë, duke detyruar punëtorët që të ndalin punën e një reaktori, pavarësisht se nuk është raportuar për rrjedhje radioaktive.
Forcat ruse kanë marrë kontrollin e centralit bërthamor në Zaporizhja në fillim të muajit mars, por aty ende punojnë teknikët ukrainas.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./rel
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...