Ndërprerjet e energjisë elektrike që do zgjasin disa orë priten këtë dimër në Zvicër.
Kështu ka bërë të ditur presidenti i Komisionit Federal të Energjisë Elektrike (ElCom) Werner Luginbühl, shkruan rts.
Ai akuzon qarqet politike se nuk i kanë marrë seriozisht paralajmërimet e ElCom.
Është e këshillueshme që “të ketë mjaft qirinj dhe dru për ata që kanë sobë”, paralajmëron Luginbühl.
Por, reduktimet disa orëshe përfaqësojnë vetëm një skenar katastrofash, deklaron ai, duke shtuar se momentalisht situata është e menaxhueshme.
Për presidentin e Komisionit Federal të Energjisë Elektrike (ElCom), ky skenar do të ishte më pak i mundshëm nëse energjia do të përdorej më me mençuri.
Ekonomia zvicerane po zhvillohet mirë, edhe pas fillimit të luftës në Ukrainë, deklaroi zëvendësdrejtori i Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike (Seco) dhe kreu i Drejtorisë për Politikat Ekonomike Eric Scheidegger.
Sipas tij, ekonomia zvicerane është më pak e ndjeshme ndaj çmimeve të larta të energjisë, në krahasim me vendet e tjera në Evropë.
“Nuk po them se nuk do të kemi problem, por jemi shumë më mirë”, tha ai.
“Përveç kësaj, rreziku i mungesës së energjisë është i njohur që në pranverë. Prandaj, kompanitë kanë më shumë kohë për të parë përpara, jo si gjatë krizës së COVID-19”, shtoi ai.
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...