Google ADS

Një foshnje me COVID-19 po trajtohet në Klinikën e Neonatologjisë

11:33 | 7 Gusht 2022
A. B.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat e QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme janë 90 pacientë të shtirë për mjekim me COVID-19.

Sipas njoftimit, një foshnje është e shtrirë në klinikën e Neonatologjisë.

Aktualisht në Kosovë janë afër 9 mijë raste aktive.

Njoftimi i plotë:

90 pacientë janë të shtrirë për mjekim nga Covid-19, bazuar në raportet e klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Raporti i datës 7 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 22 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi

Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Spitali i Gjakovës, 18 pacientë

Spitali i Pejës, 13 pacientë

Spitali i Gjilanit, 8 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 8 pacientë. /arbresh.info/

Të ngjashme