Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe te varret e dëshmoreve të betejës së Godenit.
Kurti, përmes një postimi në facebook, shkroi se këta dëshmorë kujtohen me krenari e nderim në 24-vjetorin e rënies.
“Në luftën çlirimtare ranë katër dëshmorë të familjes Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës. Marku e Kola më 7 gusht 1998 në betejën e Vraniqit dhe Prendi e Mema më 28 janar 1999 në betejën e Godenit. I përkujtuam me nderim e krenari në 24 vjetorin e tyre, të gjakut të tyre që u bë liria jonë. Lokja Hanë dhe Gega na prinin në homazhet e sotme te varri i tyre dhe lapidari tempull me katër shtylla”, ka shkruar Kurti.
Ai shtoi se agresioni i Serbisë dhe rezistenca e Kosovës janë e vërteta historike e faktike.
“Para një çerek shekulli UÇK-ja organizoi popullin në kryengritje kundër pushtuesit dhe okupatorit serb i cili kreu gjenocid në Kosovë. Agresioni e krimet e Serbisë dhe rezistenca e qëndresa jonë janë e vërteta historike e faktike. Lavdi gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit shqiptar”, ka shkruar tutje./arbresh.info/
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...