Një shtetas i Bosnjës dhe Hercegovinës është gjetur pa shenja jete dje në banesën e tij në rrugën “Sokol Dobruna”, në Prishtinë.
Sipas Policisë, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa sipas dëshmitarëve viktima ka pasur probleme shëndetësore edhe më herët.
“Rr. Sokol Dobruna, Prishtinë, 06.08.2022 – 04:50. Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull shtetas i Bosnjës dhe Hercegovinës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve, viktima edhe më herët kishte pasur disa probleme shëndetësore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...