Rritja e numrit të aksidenteve në trafik po ndodhë për shkaqe të ndryshme si, mos përshtatja e shpejtësisë me rrugën, kushtet atmosferike, mosrespektimi i rregullave të trafikut etj.
Sipas statistikave zyrtare, kanë ndodhur më pak aksidente me fatalitet këtë vit krahasuar me gjashtë mujorin e parë të vitit të kaluar, por më shumë aksidente me të lënduar. Rreth 10 mijë gjoba më shumë ka shqiptuar policia në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar.
Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit për arbresh.info thotë se vendosja e kamerave në rrugë për siguri më të lartë është përgjegjësi e institucioneve.
“Vendosjen e kamerave duhet me e marrë institucionet përgjegjësinë, Ministria e Transportit apo Komuna, varësisht se ku janë sistemuar për me u vendos”, potencoi Dedaj.
Ai tutje deklaroi se Kosova nuk posedon institucionet përkatëse për parandalimin e aksidenteve.
“Masat për parandalim e këtyre aksidenteve Kosova nuk i ka, institucionet përkatëse për parandalimin e aksidenteve gjegjësisht orientimin e faktorëve që i shkaktojnë këto aksidente. Dhe kjo është arsyeja që neve na përsëriten çdo vit”, potencoi Dedaj.
Nga Policia e Kosovës për arbresh.info deklaruan se janë të përkushtuar për garantimin e sigurisë publike dhe menaxhimin e trafikut.
“Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit”, thonë nga PK.
Përveç aktiviteteve që planifikon Policia për parandalimin e aksidenteve ata gjithashtu apelojnë të qytetarët që t’i respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe të kenë kujdes të shtuar.
“Policia e Kosovës sipas planifikimeve operacionale, në vazhdimësi parasheh aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik. Andaj, përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe në trafik”, thonë në Policinë e Kosovës.
Sipas statistikave nga Policia e Kosovës, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti kanë ndodhur 44 aksidente fatale, tri më pak se në vitin 2021 me 50 persona të vdekur 6 më pak se në vitin 2021.
Aksidente me lëndime në periudhën janar-qershor të vitin 2022 janë 3,518 kurse në vitin e kaluar 2021 ishin 3403 që do të thotë 115 aksidente me pak kanë ndodhur gjatë këtij viti.
Gjatë vitit 2022 janë regjistruar 5790 aksidente me dëme kurse në vitin e 2021 janë regjistruar 5794 aksidente me dëme.
Janë shqiptuar 32,1594 tiketa vetëm gjatë periudhës janar-qershor 2022.
Ndërsa në vitin 2021 janë shqiptuar 21,8832 tiketa gjatë periudhës 2021./arbresh.info/Ejona Hyseni/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...