U ngacmuan gratë, plas grushti në Vlorë: Gjakosen keq pushuesit

20:13 | 6 Gusht 2022
E.H

Sërish trazira në Vlorë në këto ditë të nxehta të gushtit.

Së fundmi një grup pushuesish janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin, ku ka pasur edhe të gjakosur për shkak të sherrit me shqelma e grushte.

Sipas abcnews.al, shkak i këtij sherri janë bërë dy të rinj, që dyshohet se kanë ngacmuar dy gra.

Këtë skenë të turpshme e kanë parë bashkëshortët dhe familjarët të cilët kanë ndërhyrë dhe janë konfliktuar me dy të rinjtë..

Sherri ka shkuar aq keq sa është përdorur edhe forca fizike duke gjuajtur ndaj njëri tjetrit me grushte.

Si pasojë e sherrit tre persona kanë përfunduar të gjakosur.

Nga qytetarë të ndryshëm është njoftuar policia dhe ambulanca për tu ardhur në ndihmë të lënduarve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme