Basha: Fajtori i vetëm për sulmin ndaj policisë në veri është Vuçiq

18:37 | 6 Gusht 2022
E.H

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është fajtori kryesor për tendencat e, siç i quan ai, të vazhdueshme të destabilizimit.

Basha këto komente i ka bërë në rrjetin social Twitter në formë reagimi pas sulmit kundër Policisë së Kosovës tek Liqeni i Ujmanit.

“Strukturat kriminale të Serbisë po i sulmojnë vazhdimisht oficerët e Policisë së Kosovës! Është vetëm një person që duhet fajësuar këto përpjekje të vazhdueshme për destabilizimin e Kosovës dhe ai është Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar deputeti i VV-së.

Ai ka kërkuar vëmendjen e diplomacisë së BE-së për këtë, duke pyetur “edhe sa gjatë do të lejohet ta bëjë një gjë të tillë?”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme