Google ADS

Katër orë pritje për të dal nga Kosova te vendkalimi në Merdarë

18:32 | 6 Gusht 2022
E.H

Kolonë e gjatë automjetesh dhe pritje mbi katër orë për të hyrë në Serbi në vendkalimin kufitar në Merdar janë regjistruar pasditen e sotme, kryesisht të bashkatdhetarëve që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, pas pushimeve në Kosovë.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në raportin e orës 16:26 njofton se pritjet më të gjata në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë janë regjistruar në pikën kufitare në Merdar.

Aty mërgimtarët po presin 200-240 minuta në dalje, ndërsa 15-20 minuta për të hyrë në Kosovë.

Ndërsa, në Muçibabë ku po pritet 30-35 për të hyrë në Kosovë, kurse te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë pritet deri në 20 minuta,  në Jarinë deri në 15 minuta, në hyrje dhe dalje të Kosovës.

Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se 10 minuta në hyrje dhe dalje të Kosovës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme