Drejtori i Përgjithshëm i Shqipërisë Gledis Nano ka kërkuar nga drejtuesit e strukturave, si dhe nga efektivët, angazhim për zbatimin e detyrave dhe masave shtesë të caktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve që cenojnë jetën dhe shëndetin e pushuesve në plazhe e zona turistike.
Nano ishte sot në plazhin e Shëngjinit ku kërkoi nga efektivët të mos neglizhojë askënd dhe të zbatojnë ligjin.
“Me punën, angazhimin dhe ndershmërinë tuaj keni në dorë jetën e sigurinë e qytetarëve, imazhin e Policisë së Shtetit, si dhe të vendit në tërësi. Ky është privilegj, po aq edhe përgjegjësi, ndaj mos neglizhoni askënd, cilido qoftë, zbatoni ligjin e vetëm ligjin dhe shërbejuni qytetarëve me përkushtim e humanizëm”, thuhet në një njoftim të policisë së shtetit.
Nano bashkë me drejtuesit e policisë vendore dhe kufitare, ka inspektuar nga afër masat shtesë.
Gjatë vrojtimit me dylbi dhe kamera nuk është konstatuar asnjë mjet lundrues në zonat ku ka pushues, thuhet në njoftimin e policisë./euronews.al/
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur