Presidenti turk, Rexhep Taip Ergogan i ka kërkuar homologut rus, Valdimir Putin që të takohet me Zelenskyn në Turqi.
Propozimi vjen në kuadër të ndërmjetësimit të Turqisë për të vendosur paqen rajonale, shkruan në postimin e saj në Twitter Anadolu Agency.
“Presidenti turk thotë se i tha homologut rus të zhvillonte një takim me presidentin ukrainas në Turqi për të kontribuar në paqen rajonale.”
Propozimi ka ardhur gjatë takimit të dy liderëve në Soçi, një qytet rus.
Ditën e djeshme pas një diskutimi mbi katër orë me dyer të mbyllura në Soçi, dy liderët ranë dakord që Turqia ta paguajë Rusinë me monedhën ruse rubla, për një pjesë të gazit rus, me të cilin Ankaraja furnizohet.
“Në procesin e negociatave, presidentët ranë dakord që do të fillonin pagesën në rubla për furnizimet e pjesshme të gazit,” u tha gazetarëve zëvendëskryeministri rus Alexander Novak pas takimit, shkruan abcnews.al.
Novak tha gjithashtu se të dy presidentët arritën marrëveshje për krijimin e bllokut bankar financiar “për të mundësuar kompanitë tregtare, qytetarët rusë, të paguajnë gjatë udhëtimeve turistike dhe të shkëmbejnë para”.
Putin dhe Erdogan ranë dakord për të mbajtur takimin e radhës të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Ruso-Turk në Turqi.
Erdogan është shfaqur si një ndërmjetës i rëndësishëm midis Ukrainës dhe Rusisë, e cila po kërkon mënyra për të dalë nga izolimi ekonomik dhe politik i imponuar nga Perëndimi për pushtimin e Ukrainës.
Turqia, një anëtare e NATO-s dhe aplikonte prej kohësh për në BE, ndërmjetësoi krijimin e një marrëveshjeje midis dy vendeve ndërluftuese për të rifilluar urgjentisht dërgesat e grurit ukrainas përmes Detit të Zi.
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...