“Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” është kampanja përmes së cilës Durim Berisha dhe Liridon Kurti po kërkojnë të ndryshohet një nen i udhëzimit administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor.
Të hënën ata i kanë dërguar shkresë ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Arbërie Nagavci, për t’i kërkuar ndryshimin e këtij neni, pasi sipas tyre, bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.
Berisha për arbresh.info tha se kërkesa që ka dorëzuar është arsyetuar në baza kushtetuese dhe ligjore.
Sipas tij, ndryshimi i Udhëzimit Administrativ nr.06/2014 është obligim ligjor i ministrisë, por që ministria nuk e ka realizuar qe sa vite.
Berisha pret që ministria ta realizojë këtë kërkesë, nëse jo atëherë do të vazhdojnë me rrugët gjyqësore.
“Ne presim që ministria të përmbushë këtë detyrim kushtetues dhe ligjor, mirëpo nëse një gjë e tillë nuk do të ndodh, do të vazhdojmë rrugët gjyqësore, derisa kjo kërkesë të jetësohet”|, tha ai.
E bashkëpunëtori i tij, Liridon Telaku, aktivist i shoqërisë civile, shprehet mjaft optimist lidhur me këtë iniciativë.
I pyetur nga arbresh.info se sa besoni se do të realizohet kjo iniciativë, ai thotë se do të ketë sukses, përndryshe nuk do të fillonin.
“Patjetër që mendojmë se do të ketë rezultat, përndryshe nuk do kishim fillu”, thotë Kurti.
Vetëm pas kësaj iniciative, dhe të kontaktuar nga portali arbresh.info, Bashkësia Islame doli me një qëndrim publik për të përsëritur qëndrimin se duan ndryshimin e dokumentit që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.
“Kërkojmë nga organet kompetente, Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, si dhe nga kryeministri Albin Kurti, që sa më parë ta anulojnë këtë vendim, që në vete është diskriminues ndaj qytetareve të Kosovës – fëmijëve tanë.
Mirëpo, kjo kërkesë e kamotshme e BIK-ut nuk duhet politizuar e as polarizuar, por duhet trajtuar me përgjegjësi e korrektësi maksimale”, thuhej në njoftimin e tyre për media.
Por krejt ndryshe mendon artisti, Ben Apolloni.
Sipas tij, mbulesa nuk duhet lejuar kurrsesi në shkolla dhe as askund thotë ai për arbresh.info.
Apolloni shton se në shkollë mësohet, e sipas tij njerëzit e mësuar janë kundër mbulimit.
“Në shkollë mësohet, e njerëzit e mësuar, janë kundër mbulimit e pro zbulimit të mistereve të kësaj bote. Mbulesa është simbol patriarkalizmi, është simbol i dhunimit të lirisë së gruas”, tha ai.
Kushtetuta e përcakton Republikën e Kosovës si shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.
Shumë vite më parë, Albin Kurti, si udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, në një iftar të organizuar gjatë fushatës së vitit 2017, kishte deklaruar se është kundër ndalimit të shamisë.
“Lëvizja Vetëvendosje është kundër ndalimit të shamisë për vajzat mbi 16 vjeç. Duhet ta kenë fytyrën e zbuluar sepse përndryshe është i pamundur identifikimi.
Ne insistojmë në atë çfarë ka në kokë e jo mbi kokë”, kishte thënë Kurti.
Nga Ministria e Arsimit, pavarësisht insistimit të portalit arbresh.info, ende nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim në lidhje me këtë çështje./Kujtesë Berisha /arbresh.info/
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media