Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, lidhur me raportin e fundit të “Amnesty International” se trupat e vendit rrezikuan civilët dhe shkelën ligjin ndërkombëtar në luftën e vazhdueshme me Rusinë, ka deklaruar se botimi “nuk mund të tolerohet”, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Nuk mund të ketë, madje edhe hipotetikisht, asnjë kusht nën të cilin ndonjë sulm rus ndaj Ukrainës bëhet i justifikuar. Agresioni kundër shtetit tonë është i paprovokuar, pushtues dhe në mënyrë të hapur terrorist”, tha Zelenskyy në një deklaratë.
“Nëse dikush bën një raport në të cilin viktima dhe agresori gjoja janë të njëjta në diçka, nëse analizohen disa të dhëna për viktimën dhe injorohet se çfarë ka bërë agresori në atë kohë, kjo nuk mund të tolerohet”, shtoi ai.
Dje, “Amnesty International” në një raport kishte renditur incidente në 19 qytete dhe qyteza ku forcat ukrainase dukej se i kishin vënë në rrezik civilët, duke krijuar baza në zona të banuara, gjetje që Zelenskyy mbrëmë në një fjalim i barazoi me fajësimin e viktimave.
Grupi i të drejtave tha se një hetim 4-mujor zbuloi se ushtria ukrainase ka ngritur baza në shkolla dhe spitale dhe se ka nisur sulme nga vendet e banuara në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar humanitar.
Megjithatë, theksoi se strategjitë “në asnjë mënyrë nuk justifikojnë sulmet pa dallim të Rusisë”, të cilat kanë vrarë dhe plagosur “civilë të panumërt”.
“Kushdo që amniston Rusinë dhe që artificialisht krijon një kontekst të tillë informativ se disa sulme nga terroristët supozohet se janë të justifikuara ose gjoja të kuptueshme, nuk mund të mos përfytyrohet se i ndihmon terroristët”, u përgjigj Zelenskyy.
Duke e quajtur raportin “manipulues”, presidenti ukrainas tha se publikimi i tij ndan “përgjegjësinë për vdekjen e njerëzve”.
Sipas të dhënave të OKB-së, të paktën 5.237 civilë janë vrarë dhe rreth 7 mijë të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës më 24 shkurt në Ukrainë. Rreth 10 milionë njerëz po ashtu kanë ikur jashtë vendit.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...