‘Xhihadi Islamik’ hedh raketa drejt Izraelit

22:13 | 5 Gusht 2022
Trina Galanxhi

‘Xhihadi Islamik’ hedh raketa drejt Izraelit. Disa raketat u hodhën të premten në mbrëmje pasi forcat e armatosura izraelite goditën disa objektiva në Gaza.

Sirena të shumta u dëgjuan ndërsa më shumë se 60 raketa u lancuan drejt Yavne, Be’er Yaakov, Ashdod, por u kapën nga Iron Dome.

Gama e synimeve u zgjerua shpejt pasi raketat u hodhën drejt Rishon Lezion, Bat Yam dhe Holon, raporton jerusalempost.

Autoritetet izraelite nuk kanë raportuar për viktima. Përgjegjësinë për sulmet e mori “Xhihadi Islamik”.

Forcat izraelite kanë bombarduar disa pozicione palestineze në Rripin e Gazës duke vrarë 15 persona, ku në mesin e tyre ishte edhe komandanti i Xhihadit Islamik Palestinez, Taisir al-Jabari.

Izraeli dhe Hamasi, i cili sundon Rripin e Gazës, kanë hyrë disa herë në luftë./noa/

https://twitter.com/IsraelWarRoom/status/1555621754394984449?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1555621754394984449%7Ctwgr%5E058a8982a24d4e5e8b723227ddaa374659e27168%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnoa.al%2Flajmi%2F2022%2F08%2F2338583.html

https://twitter.com/IDF/status/1555607747395297284?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1555607747395297284%7Ctwgr%5E058a8982a24d4e5e8b723227ddaa374659e27168%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnoa.al%2Flajmi%2F2022%2F08%2F2338583.html

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme