Portugalia e regjistroi muajin e kaluar korrikun më të ngrohtë me temperaturë mesatare prej 25,14 gradë Celsius, njoftoi sot shërbimi meteorologjik i vendit.
Nxehtësia e ka përkeqësuar thatësirën e Portugalisë, me 45 për qind të tokës në “thatësirë ekstreme” dhe pjesën tjetër në “thatësirë të rëndë”. Shërbimi meteorologjik i Portugalisë njoftoi se ky korrik ishte më i ngrohti që nga fillimi i regjistrimeve kombëtare të temperaturës në vitin 1931. Temperatura mesatare e këtij korriku është pothuajse tre gradë Celsius më e lartë se mesatarja e parashikuar e korrikut.
Klima në Evropën Jugore po ndryshon dhe po fillon të ngjajë me klimën në Afrikën Veriore, thonë ekspertët./zhurnal/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...