Të paktën 10 persona u vranë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, në mesin e të vrarëve është edhe një vajzë 5-vjeçare dhe një anëtar udhëheqës i lëvizjes “Xhihadi Islamik”.
“Dhjetë palestinezë u martirizuan dhe 44 të tjerë u plagosën në një seri sulmesh ajrore izraelite në Rripin e Gazës”, thuhet në deklaratë.
Duke shprehur keqardhje për viktimat, lëvizja “Xhihadi Islamik” tha në një deklaratë për media se Taysir al-Jabari, komandanti i rajonit verior të krahut ushtarak të grupit, ishte në mesin e të vrarëve.
Ushtria izraelite konfirmoi gjithashtu në një deklaratë se kishte shënjestruar Taysir al-Jabarin dhe 10 aktivistë, duke pretenduar se ata kishin synim të lëshojnë raketa kundër-tank dhe të realizojnë operacione me snajper.
Një burim i ushtrisë izraelite i tha të përditshmes izraelite Yedioth Ahronoth se të paktën 15 aktivistë të lëvizjes “Xhihadi Islamik” u vranë në sulmet.
Sipas ekipit të AA-së në Gaza, avionët luftarakë izraelitë goditën zona të ndara në qytetin e Gazës, Khan Yunis, si dhe në pjesën veriore të Rripit të Gazës.
Ndër objektivat që ushtria sulmoi ishte një apartament në lagjen Rimal.
Lëvizja “Xhihadi Islamik” iu përgjigj sulmit duke konfirmuar se nuk do të lejojë “armikun të miratojë politikat e tij që synojnë minimin e rezistencës dhe qëndrueshmërisë kombëtare”.
Ka reaguar edhe lëvizja Hamas, duke pohuar se “rezistenca me të gjitha armët dhe fraksionet e saj ushtarake janë të bashkuara në këtë betejë dhe do ta thotë fjalën e saj me forcë të plotë”.
“Armiku izraelit është ai që filloi përshkallëzimin kundër rezistencës në Gaza dhe ai duhet të mbajë përgjegjësinë”, tha Hamasi.
Autoriteti Palestinez dënoi “agresionin” izraelit kundër Rripit të Gazës.
Në një deklaratë për media, ajo Autoriteti Palestinez i bëri thirrje Izraelit që të ndalojë menjëherë këtë “agresion”, duke e konsideruar ushtrinë e Tel Avivit “përgjegjëse për këtë përshkallëzim të rrezikshëm”.
Autoriteti Palestinez i bëri thirrje gjithashtu komunitetit ndërkombëtar që t’i bëjë presion Izraelit për të ndaluar agresionin kundër palestinezëve kudo, veçanërisht në Gaza, dhe t’u sigurojë atyre mbrojtje ndërkombëtare.
Sipas mediave izraelite, ushtria izraelite i vuri në funksion bateritë kundër raketave “Iron Dome” në Kuds dhe Tel Aviv, duke pritur reagim nga fraksionet palestineze.
Më herët gjatë ditës, ushtria izraelite njoftoi se kishte filluar të kryente bastisje në disa objektiva në Rripin e Gazës.
Në njoftim thuhet se një fushatë ushtarake e quajtur “Breaking Dawn” ishte nisur kundër grupit “Xhihadi Islamik”.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...