Riaktivizohet zjarri në Malaj të Mirditës, në rrezik banesat

20:15 | 5 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Një vatër e madhe zjarri është riaktivizuar gjatë ditës së sotme në fshatin Malaj të Mirditës.

Flakët janë përhapur në disa drejtime në masivin pyjor të kësaj zone, duke vënë në rrezik dhe 5 banesa që ndodhen aty.

Në terren ndodhet një automjet zjarrfikës, por deportimi është mjaft i vështirë për shkak të terrenit të thyer malor.

Në këto kushte po ndërhyhet me mjete rrethanore nga banorë të zonës, të cilët kërkojnë ndihmën e autoriteteve për vënien nën kontroll të këtij zjarri./lapsi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme