Policia e Kosovës ka zhvilluar sot dy operacione të ndryshme, një ri në Gjilan dhe tjetri në Ferizaj, ku ka arrestuar dhe konfiskuar lëndë narkotike dhe armë.
Në rastin e parë siç bënë të ditur policia janë arrestuar dy persona, njëri 47 vjeçar, ndërsa tjetri 23 vjeçar, tek të cilët pas kontrollit janë gjetur lëndë narkotike dhe armë, shkruan arbresh.info.
“Rasti i parë: Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Gjilan, pas hetimit preliminar, kanë arritur të sigurojnë të dhëna se disa të dyshuar janë të përfshirë në vepra penale që lidhen me narkotikët. Kështu, sot më 05.08.2022, pas marrjes së urdhëresës nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjilan, në ora 09:30, janë kontrolluar objektet e dy të dyshuarve: L.K., (viti i lindjes 1999, mashkull, kosovar) dhe M.K., (viti i lindjes 1975, mashkull, kosovar)”, bënë të ditur policia.
Gjatë kontrollit sipas policisë, janë gjetur dhe sekuestruar si prova: substancë narkotike-marihuanë me peshë prej 121.2 gr.; nëntë bimë kanabis–sativa; një armë gjahu dhe 159 copë fishekë.
Dy të dyshuarit, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
Në rastin e dytë në Ferizaj po ashtu janë arrestuar dy persona, pasi të njëjti dyshohen për kultivim të kanabisit.
“Rasti i dytë: Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Ferizaj, pas pranimit të një informate se në një shtëpi banimi në fshatin Paldenicë –Hani i Elezit është duke u kultivuar kanabis-sativa, kanë realizuar kontroll në atë lokacion. Gjatë kontrollit është gjetur një laborator i improvizuar në të cilin kishin qenë duke u kultivuar bimët kanabis-sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.
Si prova materiale, bëhet e ditur se janë konfiskuar 26 bimë kanabis-sativa dhe janë sekuestruar disa pajisje që janë përdorur në atë laborator.
Lidhur me këtë, policia ka arrestuar dy të dyshuar: A.B. 19 vjeçar, mashkull, kosovar) dhe A.B., 26 vjeçar. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë./arbresh.info/
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...
Hamza: Do t’i mbështesim bizneset, por duhet të fitojnë më s...