Google ADS

Leeds paralajmëron Barcelonën: Nëse nuk na paguajnë për Raphinha deri më 2 shtator, do të kemi një rast global

19:35 | 5 Gusht 2022
L G

Barcelona ka pasur një afat kalimtar të shkëlqyer pavarësisht vështirësive të saj financiare, pasi ka nënshkruar me lojtarë si Robert Lewandowski dhe Raphinha.

Por pronari i Leeds, Andrea Radrizzani, duket i etur që të marrë tarifën e plotë që Barcelona i detyrohet për Raphinhan. Ai i ka dërguar një paralajmërim klubit katalanas për pagesën.

“Nuk e di për prapaskenat dhe se si papritmas i gjetën paratë dhe tani po funksionojnë, nuk është e qartë”.

“Pagesa? Shiko, do t’ju tregoj më 2 shtator. Nëse jo, do të kemi një rast global në të gjitha mediat në botë për Barcelonën”, ka thënë Radrizzani për Barcelonën për The Athletic.

Radrizzani e ka pranuar se kishin kishte një marrëveshje për Raphinhan me Chelsean, duke thënë se i kishte ndjerë turp ku iu desh tu thoshte londinezëve se lojtari po shkon te Barcelona.

Ai ka thënë se vullneti i lojtarit dhe agjentit të tij, ish-lojtari të Blaugranas, Deco, e futën atë në një situatë të vështirë./Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme