Google ADS

Berisha: Grenell e ka personale me Albin Kurtin

19:32 | 5 Gusht 2022
L G

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori në mbrojtje kryeministrin e Kosovës, teksa deklarimet e republikanit amerikan Richard Grenell, i quan si qëndrim personal ndaj Albin Kurtit.

Sali Berisha u pyet nga A2 CNN për deklaratën e Grenellit, i cili e quajti fashist kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pas vendimit për reciprocitetin.

“Ka një problem të njohur midis Albin Kurtit dhe Grenellit. Nuk i di hollësitë. Albin Kurti nuk është fashist. Nëse Edi Rama është sjellë si vasal i Vuçiçit, unë jam rreshtuar në krahun e qeverisë së Kosovës, ashtu si edhe komuniteti ndërkombëtar. Unë e kam mbështetur marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë, që nuk i zgjidhte të gjitha problemet, por mund të ndikonte pozitivisht për marrëveshjen përfundimtare”, tha Berisha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme