Tre persona kanë ndërruar jetë nga COVID gjatë 24 orëve te fundit në vendin tonë, ndërsa janë ulur infektimet.
Nga 2075 testime rezultuan pozitivë 808 qytetarë, 267 në Tiranë, 78 në Fier, 57 në Durrës, 32 në Lushnje, 27 në Elbasan, 25 në Sarandê, 23 në Vlorë, 20 në Gjirokastër, nga 18 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Devoll, Berat, nga 16 qytetarë në Shkodër, Kavajë, nga 13 qytetarë në Divjakë, Korçë, 11 në Mallakastër, 10 në Vorë, nga 9 qytetarë në Patos, Himarë, Libohovë, Skrapar, Peqin, nga 7 qytetarë në Pogradec, Dimal, Kuçovë, 6 në Roskovec, 5 në Gramsh, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Shijak, Krujë, Dibër, Librazhd, nga 3 qytetarë në Has, Mirditë, Kurbin, Tepelenë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Kukës, Mat, Selenicë, Delvinë, Maliq, Poliçan, Cerrik, nga 1 qytetar në Tropojë, Klos, Finiq.
Janë 7,638 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 26 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Durrësi të moshave 78-88 vjeç, një qytetar nga Fieri 80 vjeç.
Janë shëruar 763 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 304,950 që nga fillimi i epidemisë.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (5 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 808
Të shëruar në 24 orë 763
Të shtruar në spitale 26
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2075
Testime totale 1,927,660
Raste pozitive 316,145
Raste të shëruara 304,950
Raste Aktive 7,638
Humbje jete 3,557
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,792
Fier 748
Durrës 643
Vlorë 498
Elbasan 386
Korçë 348
Gjirokastër 294
Lezhë 252
Shkodër 261
Berat 218
Dibër 140
Kukës 58
Top Channel
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...