Mitrovicasi drejtoi veturën mbi 100 km/h, i shqiptohet gjoba prej 300 euro

14:15 | 5 Gusht 2022
K.B

Gjobitet kundërvajtësi i cili ne zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, drejton automjetin me shpejtësi prej 110 km/h.

Në orët e mesditës së sotme, Njësia Rajonale e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmentin rrugor në Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 110 km/h në zonën urbane ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.

Ndaj kundërvajtësit drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 300 euro si dhe masa mbrojtëse- ndalimi i drejtimit të mjetit me veprim motorik për tre muaj.

Masat ndëshkimore do të vazhdojnë të merren ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme