Komuna: Probleme me respektimin e orarit për grumbullimin e mbeturinave

13:51 | 5 Gusht 2022
Vjollca Gajraku

Komuna e Prishtinës konfirmon telashet me menaxhimin e mbeturinave. Komuna e Prishtinës e ka pranuar se situata me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet është rënduar.

Pas interesimit të Arbresh.info, zyrtarët e saj kanë treguar se nuk po arrijnë që të mbledhin mbeturinat nëpër lagje. Për këtë ata kanë një arsye.

Ilirik Musliu, Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, tha se krejt kjo lidhet me një riorganizim që po e bëjnë.

“Jemi ne fazen e ri-organizimit te ndermarrjes “Pastrimi” dhe është e vërtetë se për momentin kemi problem në respektimin e orarit të grumbullimit të mbeturinave në shërbimin derë më derë, mirëpo presim që shumë shpejtë të kemi stabizilim të situates”, deklaroi Musliu.

Arbresh.info ka shkruar edhe se si kjo situatë i ka shqetësuar tej mase banorët e Prishtinës. /arbresh.info/

lexo edhe:

Tolloviten oraret e marrjes së mbeturinave, askush nuk jep përgjegjësi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme