Organizata ÇOHU! mirëpret marrjen e veprimeve nga MAShTI për verifikimin e diplomave të studentëve të kolegjeve private. Pas një pune disa mujore nga Besnik Boletini dhe Besa Kalaja, në maj të vitit 2020 është publikuar hulumtimi dhe dokumentari lidhur me këtë çështje, duke shpërfaqur për herë të parë në mënyrë të detajuar këtë dukuri.
Hulumtimi ka ofruar fakte se si mijëra studentë që kishin diplomuar në kolegje të ndryshme private në Kosovë, nuk figuronin në Ministrinë e Arsimit, përkatësisht në SMIAL – ligjërisht ata rezultonin të padiplomuar. Për këtë arsye shumë prej tyre kishin humbur bursa të plota jashtë vendit.
“Çohu falënderon të gjitha mediat tjera, të cilat e kanë publikuar këtë hulumtim apo kanë realizuar emisione mbi këtë çështje, duke prezantuar gjetjet e hulumtimit. Ky hulumtim ka fituar çmimin e Bashkimit Evropian për gazetari hulumtuese, për trajtimin e detajuar përmes fakteve dhe origjinalitetin. ÇOHU inkurajon të gjithë studentët, përkatësisht të diplomuarit që janë përballur me këtë problematikë, të fillojnë procedurat për verifikimin e diplomave. Gjithashtu, ÇOHU do ta përcjellë këtë proces dhe do të marrë informacione për ecurinë e verifikimeve”, thuhet në komunikatën e ÇOHU.
Sipas tyre, duke marrë parasysh se ky manipulim me studentë ka zgjatur për vite të tera dhe është manipuluar edhe me librat amëz, prokuroria do të duhej të hetonte këtë rast dhe përgjegjësit qoftë nga Ministria e Arsimit apo edhe kolegjet private, duhet të japin përgjegjësi ligjore për manipulimet që kanë bërë në dëm të studentëve.
“Kërkojmë nga Ministria e Arsimit që të sqarojë për publikun se çka ka ndërmarrë deri më tani ndaj manipuluesve të librave amëz.”/arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...