Ndërkohe, që çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare në 2 javën e parë të muajit gusht 2022 ka rënë në mënyre të ndjeshme nën 95$/fuci në tregun shqiptar vazhdon çmimi i fiksuar prej pothuaj 2 javësh në 221 lekë/litër në shitjet me pakicë.
Mbështetur në vlerësimet krahësuese të periudhave të mëparshme, çmimi i naftës më pakicë sot në treg duhet të ishte të paktën nën 200 lekë/litër.
Mosndërhyrja e përsëritur në kohë e Bordit të Trasparencës për uljen e çmimit është tregues i qartë i kapjes së shtetit nga karteli i kompanive të naftës si edhe përpjekje për të shtuar të ardhurat buxhetore nëpërmjet “shtrydhjes” së bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë.
Është shumë shqetësuese dhe goditje e rëndë shkatërrueëe për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë kombëtare rritja e fortë e të ardhurave të planifikuara në buxhetin e shtetit në kushtet e inflacionit të lartë dhe me kah rrites. Në 6 mujorin e parë të vitit 2022 të ardhurat në buxhet janë shtuar me afër 200 milionë euro drejtëpërdrejtë të lidhura vetëm më rritjen e cmimeve. Inflacioni i raportuar zyrtarisht nga Banka e Shqipërisë është 7.8%, ndërkohe sipas të dhënave reale është mjaft më i lartë.
Çmimet e larta në nivel absolut botëror të karburanteve në Shqipëri, gërshetuar me çmimet e ulta krahësuese në rajon kanë pasoja të forta shkatërruese sidomos për prodhimin vendor dhe industritë, që rrezikojnë qartësisht rrezikun e falimentimit.
Çmimet e larta të karburanteve janë ndër faktorët kryesorë edhe të goditjes ndaj sektorit strategjik të turizmit në vitin 2022 në vazhdim. /arbresh.info/
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?