Google ADS

Pritje të gjata në pikat kufitare

11:23 | 5 Gusht 2022
Vjollca Gajraku

Vazhdojnë pritjet e mundimshme të mërgimtarëve në pikalimet kufitare që lidhin Kosovën e Serbinë.

Siç njofton Ministrua e Punëve të Brendshme e Kosovës, në Merdare pritjet për të hyrë ose dal nga Kosova janë deri në tri orë.

Në këtë pikë, kolona është e gjatë deri në 1.2 kilometra. Ndërsa në pikat e tjera situata është më e mirë. Po ashtu edhe te Dheu i Bardhë, për të hyrë pritet deri në 20 minuta ndërsa për të dal, deri në 90 minuta.

Derisa pritjet janë më të vogla në Mutivodë dhe në Bërnjak e Jarinjë. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme