Google ADS

Merr gjërat personale të dy norvegjezeve dhe ik, policia në kërkim të tij

10:01 | 5 Gusht 2022
E.H

Dje në fshatin Sllatinë e Madhe është raportuar se dy shtetas norvegjez i janë vjedhura gjëra personale, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, burri dhe gruaja derisa kanë qenë në një veturë kanë kërkuar nga drejtuesi që të ndalin për arsye se njëri nga viktimat nuk ndihet mirë.

Drejtuesi i veturës është larguar në drejtim të panjohur duke u marr edhe bagazhin që gjendej në veturë me dokumente personale të viktimave.

Rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Sllatinë Madhe, Fushë Kosovë, 04.08.2022-11:00-13:00. Dy viktimat, një mashkull dhe një femër me nënshtetësi norvegjeze, kanë raportuar se derisa kanë qenë në një veturë, kanë kërkuar nga drejtuesi që të ndalin për arsye se njëri nga viktimat nuk ndihet mirë. Drejtuesi i dyshuar mashkull kosovar, është larguar në drejtim të panjohur duke u marr edhe bagazhin që gjendej në veturë me dokumente personale të viktimave. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme