Tolloviten oraret e marrjes së mbeturinave, askush nuk jep përgjegjësi

09:55 | 5 Gusht 2022
K.B

Temperaturat e larta dhe mos largimi i mbeturinave me rregull po shkakton papastërti dhe aroma te pakëndshme ne disa lagje të Komunës së Prishtinës.

Banorja e lagjës H.S në rrugën “Remzi Ademi” të Prishtinës tha se kohën e fundit kan pasur shumë problem me largimin e mbeturinave. Ajo thotë se nuk po e dinë as orarin e marrjes së mbeturinave.

“Që një kohë të gjatë po kemi problem me mbeturinat. Nuk vin t’i marrin me rregull dhe po krijohet shumë papastërti dhe aroma te pakëndshme, bëhen dy javë dhe nuk vinë me i largu. Po ashtu në lagje luajnë fëmijë gjë që po e bënë edhe më shqetësuese këtë gjë”, tha ajo.

Ndërsa banori tjetër i po kësaj lagjeje S.Z thotë se largimin e mbeturinave shpesh po e bëjnë edhe me mjete jo të pershtatshme si me traktor dhe mandej po rrjedhin ujëra e po krijohet shumë papastërti.

Redaksia e portalit arbresh.info e ka kontaktuar Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, menagjmentin e kompanisë “Pastrimi” por nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.

Kompania Regjionale Pastrimi ka marrur ankesa të shumta lidhur me rrjedhjen dhe krijimin e aromave të pa këndshme në hapësirat ku janë të vendosur kontejnerët ku vende-vende po bënë largimin e tyre dhe dezinfektimin e hapësirave përreth kontejnerëve, por largimin e mbeturinave afër shtëpive në disa lagje të Prishtinës nuk po e bënë me orare të rregullta.

Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë, Abdullah Haxhiu tha për portalin arbresh.info se ky problem nuk është i theksuar vetëm në një lagje, por problemi është në krejt Prishtinën.

“Ky problem nuk është i theksuar vetëm në një lagje, por problemi është në krejt Prishtinën. Kompanija Pastrimi e mbulon më së shumti pjesën e grumbullimit, po ashtu janë edhe disa kompani private, por sigurisht është pjesë dhe përgjegjësi e kompanisë Pastrimi”, deklaroi Haxhiu.

Po ashtu Haxhiu tha se kanë probleme të shumta me kompaninë “Pastrimi” pasi që nuk është tu i kry obligimet fare dhe është një problem qe një kohë të gjatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme