Me datë 04.08.2022, Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës -DHTN ne Gjilan, pas informacioneve se një person i dyshuar po merret me shitblerjen e narkotikeve, me urdhër të gjykatës kanë bastisur shtëpinë e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi si në vijim:
1) Një qese e vogël plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1.4 gramëve.
2) Një qese e plastikës me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 29.6 gramëve.
3) Një qese e plastikës me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 56.1 gramëve.
4) Një peshore elektronike – digjitale.
5) Një mulli për bluarje të marihuanës (grinder).
6) Një sasi e qeseve të vogla plasmani (minigripa) që shërbejnë për paketim të narkotikëve.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë personi i dyshuar K.B. ( 1978) nga Gjilani, për shkak të dyshimit te bazuar se ka kryer veprën penale
“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267 i KPK-së dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, pranë Gjykatës Themelore ne Gjilan. /arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...