Kuvendi shkon në pushim deri në shtator

08:21 | 5 Gusht 2022
K.B

Dje ka përfunduar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bëri të ditur se deputetët do të shkojnë në pushim deri në fillim të muajit shtator .

Në seancën e së enjtes, të zgjedhurit e popullit kanë miratuar një sërë projektligjesh, derisa disa prej tyre mbetën për sesionin vjeshtor, mes tjerash edhe shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027.

Kujtojmë se puna e Kuvendit të Kosovës, nga analistët u cilësua si performancë e dobët./arbresh.info/

U nënshkruan, ndejtën pak, dhe dolën, gjithçka që e karakterizoi sesionin pranveror të Kuvendit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme