Virozat dhe Covid kanë bërë që të vegjlit të manifestojnë temperaturë të lartë në këtë periudhë.
Fluks fëmijësh nëpër qendra shëndetësore është regjistruar këtë të hënë, ndërkohë që mjekët thonë së që prej dy javësh ka pasur shtim të virozave por dhe të rasteve me Covid.
Virozë apo Covid dallimi bëhet me rapid test por shpesh ato rezultojnë negtive edhe kur fëmija mund të jetë prekur nga nënvarianti i Omicron BA5.
Temperaturë e lartë deri 39.5 e cila zgjat për tre ditë me radhë, kollë dhe rrjedhje hundësh janë simptomat që po manifestojnë të vegjlit.
Mjekët këshillojnë prindërit që të bëjnë kujdes me higjienën tek fëmijët e vegjël si larjen e duarve, por edhe kur fëmija bie në kontakt si me virozë apo Covid tu japin sa më shumë lëngje në mënyrë që të shmanget dehidrimi./tch/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...