Google ADS

I vodhi qentë Lady Gaga, i riu dënohet me 4 vite burg

22:17 | 4 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Vitin e kaluar kujdestari i qenve të këngëtares së famshme Lady Gaga, u sulmua nga disa hajdutë në Hollivud, Los Anxheles, duke rrëmbyer më pas qentë e këngëtares.

Një nga personat e akuzuar për vjedhjen e bulldogëve që i përkisnin yllit të popit, është dënuar me katër vite burg nga një gjykatë në Los Anxheles. 20-vjeçari u akuzua për tentative vrasje, grabitje të shkallës së dytë dhe shumë akuza të tjera.

20-vjeçari i akuzuar, pranoi se ishte pjesë e një bande që sulmoi dhe qëlloi kujdestarin e qenve, teksa ai po i shëtiste ata në Hollivud.

Ngjarja ndodhi më 26 Shkurt 2021 dhe Gaga ofroi një shpërblim prej 500,000 Dollarësh për këdo që arrinte të sillte në shtëpi qentë e saj të dashur./klan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme