Kur kanë ngelur një muaj dhe dy ditë nga dita kur kryeministri i ardhshëm i Britanisë do ketë audiencë me Monarken në Pallatin Mbretërorë Buckingham dhe do hyjë përmes portës së zezë të 10 Downing Street, për tu përballur me një nga trashëgimitë me më shumë të panjohura të kohëve moderne, të dy kandidatëve për kryeministër të Britanisë kanë hyrë në fazën me kritikë të garës, kur këtë javë fillon shpërndarja e fletëve të votimit për rreth 160 mijë anëtarët e Partisë Konservatore të qendrës së djathtë.
Momentalisht, Ministrja e Jashtme Liz Truss, lojaliste e Boris Johnson, duket sipas sondazheve se ka avantazh ndaj ish-Ministrit të Financave Rishi Sunak me origjinë aziatike, njeriut të cilin Johnson e fajëson si minuesin e postit të tij.
Boris Johnson dhe klani i tij, mendohet se qëndrojnë pas fushtës së studentes së akademisë së tij politike, Liz Truss, e cila bashkë me rivalin e saj nuk e kanë karizmën politike të Boris Johnson, por janë shumë lart në integritet dhe dinjitetet krahasuar me të.
Britania e Madhe ndodhet përballë turbulencave të paprecedenta në jetët e shumë britanikeve si në planin e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar.
Sondazhet tregojnë se besnikja e Boris Johnson parapëlqehet nga anëtarësia e konservatorëve, ndërsa rivali i saj britaniko-indian, Rishi Sunak, dhëndër i një miliarderi indian, dhe një ekonomist mjaft i fortë, duket se ka parapëlqimin e publikut të gjerë britanik.
Fatkeqësisht dhe faktikisht kryeministri i ardhshëm do zgjidhet vetëm nga votat e anëtarësisë se partisë në pushtet.
Sfida mbetet a do mundin konservatorët të zgjedhin mes një angleze të bardhë dhe një britaniko-indiani, dhe jo pak kanë frikë se është ngjyra e lëkurës së Ministrit të Financës dhe jo klasi i tij, e do përcaktojnë kryeministrin e ardhshëm.
Pavarësisht këtij spekulimi askush nuk mund të pretendojë se shoqëria britanike nuk është e përgatitur për një kryeministër me ngjyrë pasi, kryebashkiaku i Londrës është i tillë, Ministrja e Brendshme është po ashtu si dhe shumë ministra dhe politikanë nga pushteti dhe opozita.
Politika moderne më shumë është çështje retorike dhe naracioni dhe më pak përplasje idesh.
Konseravatorët do duhet të zgjedhin mes zgjedhshmërisë së njeriut që do i drejtojë drejtë zgjedhjeve të ardhshme në një kohë kur turbulencat sidomos ato ekonomike do jenë mjaft të forta.
Sunak është ekonomist, Liz Truss e njeh atë më pak. E për analogji, një avion që hyn nëpër stuhi dhe që pritet të fluturojë përmes turbulencash , më mirë do ishte të drejtohej nga një pilot sesa nga një stjuardesë.
Por këtë do vendosin udhëtarët konservatorë në emër të gjithë britanikëve, që kësaj radhe nuk kanë të drejtë përzgjedhje./tch/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...