Shqiptari kapet në shtëpinë e barit në Angli, dëshmia para gjykatës: Unë isha vetëm kopshtar

20:59 | 4 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Një shqiptar ka dalë para drejtësisë britanike pasi është kapur me “shtëpi bari” në Seaham, County Durham. Mediat britanike raportojnë se shqiptari i arrestuar është 25 vjeçari Rolomol Çipi.

Shqiptari është arrestuar më 3 korrik pasi u kap me 48 bimë kanabisi. Gjykata e Durham Croun tha se shqiptari u zbulua për shkak të energjisë elektrike që kishte vjedhur, në rrugën Alexandrina.

I pandehuri 25-vjeçar, pranoi akuzat për prodhimin e një droge të klasit B dhe vjedhjen e energjisë elektrike. Por pas të dy deklarimeve të fajit, ai tha: “Unë isha vetëm kopshtar në atë shtëpi”.

Gjykata vendosi që Cipi të qëndrojë në paraburgim në pritje të gjykimit të çështjes, në gjykatë më 17 gusht.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme