Google ADS

Aksident në Gjilan, lëndohen katër persona

19:06 | 4 Gusht 2022
E.H

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në mes të dy veturave.

Vozitësi i njërës veturë dhe tre persona të tjerë janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmë në qendrën emergjente mjekësore në Gjilan.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit.

Sipas Hashanit, të lënduarit kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë liruar për shtëpi.

Policia e Kosovës janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme