Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, ka thënë se nënkryetari i Kuevndit të Serbisë, Bozhidar Deliq, përveç se ka komanduar Brigadën e 549 të motorizuar të ushtrisë jugosllave, që ishte përfshirë në vrasjet masive të civilëve në Kosovë, ka qenë dëshmitar i mbrojtjes në rastin kundër Slobodan Milosheviqit.
“Bozhidar Deliq, ka qenë dëshmitar i mbrojtjes në rastin kundër Millosheviqit, e pastaj edhe Shainoviqit e të tjerëve”, ka thënë ai.
Tutje Blakaj ka treguar edhe për një rast që është spekuluar ndaj tij në Serbi.
“Është spekuluar shumë dhe ka pasë rast që është kritikuar në Serbi, sepse si duket ishte ftuar si dëshmitar i prokurorisë në rastin kundër Ramush Haradinajt, por që kishe refuzuar që të jetë dëshmitar në këtë proces gjyqësor, e nuk dihet se për çfarë arsye”, tha ai për Klan Kosova.
“Brigada e tij ka qenë përgjegjëse në vrasjen masive ku së paku 42 persona ishin vrarë nga pjesëtarë të kësaj brigade, në fshatin Tërrne më 25 mars të vitit 1999. Prova direkte nuk është që ka pasë, por ka qenë e qartë edhe nga dëshmitë e dy dëshmitarëve të mbrojtur që kanë qenë pjesëtarë të këtij njësiti në procesin gjyqësor kundër Millosheviqit, është zbuluar se Deliç kishte dhënë urdhër që pjesëtarë të kësaj brigade ta granatojnë fshatin dhe pastaj të futen në të”, tha Blakaj.
Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas zgjedhjes së Bozhidar Deliqit si nënkryetar i Parlamentit të Serbisë.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka krahasuar atë dhe nënkryetaren e Parlamentit të Kosovës, Saranda Bogujevcin, si e mbijetuar e masakrës brutale e regjimit gjenocidal të Serbisë.
Bozhidar Deliq, që komandoi në brigadën e 549 të motorizuar të ushtrisë jugosllave, që ishte përfshirë në vrasjet masive të civilëve në Kosovë, është zgjedhur si një nga shtatë nënkryetarët e rinj të Parlamentit të Serbisë.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...