Tre të vdekur e 776 raste të reja pozitive nga Covid-19 në Shqipëri

16:32 | 4 Gusht 2022
E.H

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 2052 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë  776 qytetarë me Covid-19.

Janë 7,596 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Korça 49 vjeç, një qytetar nga Kuçova 74 vjeç, një qytetare nga Librazhdi 75 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ndërsa janë shëruar 883 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 304,187 që nga fillimi i epidemisë./abcnews.al/

Të ngjashme