62 vjeçari francez ka mbijetuar 16 orë në det duke përdorur një flluskë ajri brenda varkës së tij të përmbysur.
Francezi u shpëtua nga ujërat e akullta të Oqeanit Atlantik nga roja bregdetare spanjolle, shkruan Euronews, përcjell arbresh.info
Roja bregdetare e Spanjës gjeti varkën me vela 12 metra të përmbysur, pasi mori një sinjal shqetësimi në mbrëmjen e së hënës.
Megjithatë, marinarit iu desh të priste deri në mëngjes për një shpëtim, sepse deti ishte shumë i trazuar.
Tre helikopterë dhe një anije shpëtimi u përpoqën për të shpëtuar njeriun, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, pasi morën sinjalin e fatkeqësisë në orën 20:23 me kohën lokale.
Një nga helikopterët zbuloi anijen e përmbysur ndërsa dielli po perëndonte dhe dërgoi një zhytës për të kontrolluar për shenja jete.
Burri u transportua me helikopter në një vend të sigurt dhe u dërgua në spital për kontrolle dhe u lirua menjëherë më pas pa asnjë problem shëndetësor. /arbresh.info/
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda