Google ADS

E dhimbshme| Edhe tre pediatër pritet të largohen nga QKUK

09:05 | 4 Gusht 2022
arbresh.info

Tre pediatër pritet ta lënë punën në Kliniken e Pediatrisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Edhe tre pediatër kanë kërkuar të lirohen nga puna në QKUK”, bëjnë të ditur burime brenda QKUK-së, për arbresh.info.

Në Klinikën e Pediatrisë nuk kanë ndonjë informatë zyrtare në lidhje me këtë çështje, pasi për disa që është folur thonë se janë në pushim vjetor.

Drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Grajçevci, thotë për arbresh.info se dy pediatër i ka në pushim vjetor dhe nuk ka ndonjë informatë zyrtare në lidhje me largimin e tyre.

“Ata janë dy mjekë që janë në pushime vjetor dhe ende nuk e kanë shkëputur marrëdhënien e punës në Klinikën e Pediatrisë dhe zyrtarisht informatë me shkrim që do ta lëshojnë vendin e punës nuk kam asgjë, Unë i kam në pushim vjetor ata për momentin, çka më tutje se a kthehen apo nuk kthehen mbetet ata të më informojnë zyrtarisht me shkrim”, shprehet Grajçevci.

Largimet masive nga Kosova të mjekëve dhe infermierëve, kryesisht në Gjermani, tashmë është kthyer në situatë mjaftë shqetësuese për personelin shëndetësor.

“Para dy javëve nga QKUK u larguan tre specialistë nga klinika e ORL-së. E sot kokan largu gjashtë pediatër nga Pediatria”, shkruajti ditë më parë analistja Zana Avdiu.

Kujtojmë se, në 6 mujorin e parë të vitit 2022 shifra e mjekëve që kanë aplikuar për të marrë këtë dokument është 98, ndërsa në vitin 2021 kjo shifër arriti në 159. /Vjollca Gajraku/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme